Kryeministri Edi Rama nga Lapraka, në një takim me grad he vajza, ka folur për për nismën më të fundit të qeverisë mbylljen e basteve.

 

Në fjalën e tij shefi i qeverisë është shprehur se Lapraka është një ndër zonat në Tiranë, që është dhe më e prekura nga sëmundja e kumarit, me një numër jo të vogël pikash bastesh. Këtë sëmundje me pasojat e veta deri katastrofike ka një ndikim të theksuar tek familja gratë, vajzat dhe gjyshes. Kryeministri ka thënë se ky vendim do të kthehet në ligj ditën e enjte në parlament.

 

Sipas shefit të qeverisë është fatkeqësi që një numër i konsiderueshëm të rinjsh, edhe fëmijë, bien pre e vesit njerëz që e kanë nisur lojën e fatit në moshën 10-15 vjeç. Ligji e ndalon, ndërkohë që lekët që marrin nga prindërit  i hedhin në këto mbroklla. Kanë stres, që më pas e hedhin në shtëpi.

 

Rama gjithashtu ka folur këtë të hënë për herë  të parë edhe për ‘monopolin’ shtetëror të pikave të basteve, në vendet e Europës. Rama ka thënë se kjo nismë që duket sikur tregon paaftësinë  e shtetit për t’i kontrolluar, në fakt është zgjidhja për t’i mbyllur këto pika.

 

“Qeveria po ndërmerr një masë drastike që tregon paaftësinë  e shtetit, por në fakt Franca e ka ndaluar çdo aktivitet lojërave të fatit jashtë varësisë së shtetit. S’ka kompani lart e poshtë, në këto vende ka monopol shtetëror. Franca, Gjermania, Italia kanë këtë monopol. Në këto vende është nevoja për t’a kontrolluar, madje në ligjin francez ka një pjesë specifike që thotë se kujdesi i shtetit për të sëmurët nga lojërat e fatit. Pra, konsiderohet një sëmundje. Aktiviteti i bixhozit në Shqipëri, financohet nga krimi i organizuar, janë para që financohen nga kumara. Janë eksponentë të krimit të organizuar që fshihen ose janë të përfshirë në këto aktivitete. Ky është një fakt, megjithëse asgjë s’është njësoj. Kemi të bëjmë drejtpërdrejt.”

 

Rama ka folur për financime në media dhe parti politike. Xhiroja vjetore prej 700 milionë euro, ka thënë kryeministri është hedhur edhe në media dhe politikë.

 

“Kjo është një industry që xhiron në vit një mesatare prej 700 milion eurosh.imagjinoni që kjo shumë parash që shkon për llum që humbet pa asnjë lloj dobie dhe produkti. Dëmi kolosal nga ky bisnes është i rëndë, deri në kërcënim ndërkombëtar, këto janë para që financojnë media  dhe parti politike. Me 1 janar do të mbyllim jo vetëm pikat e basteve në vendin tonë, por edhe të gjitha adresat në internet që janë lorja apo baste jashtë Shqipërisë. Porn ë fillim duhet të mbyllim bastoret e rrugëve mund të lozësh me lek në dorë dhe vuajnë 95% e lojtarëve, dhe më pas do të shpëtojmë dhe atë 5 % e lorjave anline që duhet patjetër të kenë kartë krediti.  Nga 31 dhjetori ne do ti shpëtojmë të gjithë, dhe të gjithë grave, nënave e gjysheve do tu vij si dhuratë që secili nga cunat e shpisë që e ka këtë ves do të shkojë në familje dhe s’do të jetë më në lloto dhe me 1 janar sdo të ketë më asnjë lloj basti ne Republiken e Shqipërisë. E dimë se ështrë e vështirë p;or do të punojmë dhe do ju qasemi gjërave për ti dhënë fund çdo gjëje.”

Ai gjithashtu foli edhe për arrestimet e bëra këto dy ditë duke paralajmëruar edhe nesër një operacion të suksesshëm.

“Këta të fortët me lidhje të forta kriminale, do të jemi shumë të ashpër me të fortët. Nesër besoj publiku do të njihet me një tjetër operacion të suksesshëm dhe do të vazhdojë deri sa i forti i fundit ta kuptojë se nuk ka të fortë në këtë vend, pasi del nga shtëpia, ti fortë është komuniteti. Ne do ti detyrojmë o të vihen në resht dhe të respektojnë ligjin e këdo qoftë, ose ka vetëm një vend për ta, aty ku shkuan sot ata që janë aty brenda”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *