Subscribe

Auditoret e universiteteve dhe konviktet nuk do të hapin dyert për të pritur studentët në këtë fillim viti akademik.

 

 

Vendimi i komitetit të ekspertëve për mbylljen e konvikteve për të paktën një muaj, ka krijuar paqartësi tek studentët të cilët kanë bërë parapagesa për qëndrimin në rezidencat studentore.

 

 

STUDENTE

 

Na thanë se duhet të largohemi sepse do mbyllen konviktet. Ne e kemi bëtë pagesën. N thanë se duhet të ikni deri të hënën, ndërsa ishte vendim i papritur për ne.

 

Shumë familje janë të paqarta se si do të veprohet me pagesat që tashmë janë kryer për qëndrimin në konvikte.

 

 

Ndërsa është vendosur zhvillimi i mësimit vetëm online, studentët shprehen se është shumë e vështirë, sidomos për ata që janë në vitin e parë.

 

STUDENTE

 

Mësimi online është i vështirë, se jemi në vitin e parë dhe nuk e dimë si funksionon universiteti. Është i vështirë nuk e dimë si do shkojë, por nuk është një gjë e drejtë për ne studentët

 

120 mijë studentë nuk do të ulen në auditore këtë vit akademik, të paktën për një muaj deri në një vendim të dytë nga komiteti teknik i ekspertëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *