Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
08 September 2026
Vizion fokus

Zjarret në Ungrej, ministri Nufi në terren: Rreziku për...

Katari: Hapja e Ngushticës së Hormuzit, prioriteti kryesor për...

Reforma Territoriale, banorët e Dimalit sërish në protestë. Banorët:...

Zelenskyy: Ukraina synon të ringjallë diplomacinë për përfundimin e...

Motori përplas këmbësoren në aksin Gramsh-Cërrik

Zjarr në një banesë në Levan

Në “gjueti” të shoferëve rebelë! Kamera e Vizion Plus,...

Von der Leyen viziton Ballkanin në tetor

Rusia hakmerret ndaj Gjermanisë, mbyll konsullatën gjermane në Shën...

Kremlini hap derën për rifillimin e bisedimeve për paqe...

“Mbyllim për këtë vit protestat”, Berisha: Rikthehemi vitin e ardhshëm, për ta shndërruar këtë dimër në ngricë për qeverinë

29 Dhjetor 20:05

Kryedemokrati Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në “Foltoren” e radhës përballë kryeministrisë, ka përshëndetur zgjedhjet në Kosovë.

Ai tha se, ndryshe nga Shqipëria, Kosova tregon kulturë dhe demokraci në zgjedhje, duke ecur me hapa gjigantë drejt Bashkimit Evropian.

“Shikoni Kosovën! Krenari për çdo shqiptar është Kosova. Krenari e madhe, por edhe shpresë! Një shtet që shpalli Pavarësinë pak vite më parë, një shtet ku shqiptarët janë shumicë. Një shtet që ecën me hapa gjigantë drejt BE-së. Një shtet që, sipas studiuesve, është vetëm 6 vite larg standardeve evropiane, kundrejt Shqipërisë që është 62 vite larg. Kosova zhvillon zgjedhje. Kryeministri i Kosovës nuk mban koordinatorë krimi, nuk mbjell kanabis, por ndihmon fermerët të mbjellin grurë. Kryeministri i Kosovës nuk ka sipërmarrje, përkundrazi, qeveria atje lufton fort për veprimtarinë më transparente dhe zhvillon dy palë zgjedhje për të zgjidhur çdo krizë e çdo problem në mënyrën më demokratike”, tha Berisha.

Më tej, kryedemokrati theksoi se kjo është protesta e fundit e këtij viti, për t’u rikthyer vitin e ardhshëm me protesta edhe më të forta.

“Ne e mbyllim sot protestën tonë për ta nisur vitin sërish me protesta. Kudo që shkoj, gjej një vendosmëri absolute për t’u ndarë me këtë të keqe sa më shpejt. Shqiptarët presin me padurim largimin e kësaj bande nga pushteti. Ju garantoj se opozita është sot më e fuqishme se kurrë dhe më e vendosur se kurrë për të përmbushur misionin e saj. Askush nuk duhet të harrojë se forca e idealeve është më e madhe se ajo e të gjitha armëve; ata që qëndrojnë për ideale janë të pamposhtur. Ky regjim, çdo ditë e çdo orë që kalon, është në shkrumbim, në kalbëzim dhe në rënie”, tha Berisha.

Më tej kryedemokrati tha se shpresa e vetme për shqiptarët qendron në mendjet, zemrat dhe vendosmërinë e popullit opozitar.

“Ta shndërrojmë këtë dimër në një ngricë përfundimtare për regjimin e kalbur të rilindjes. Rilindja ka vdekur, ne duhet ta gropisim atë. Rama ka vdekur politiksht, ne duhet ta groposim atë”, mbylli fjalën e tij kryedemokrati Sali Berisha.

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
berisah protestat Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Reforma Territoriale, banorët e Dimalit sërish në protestë. Banorët: Dimali duhet të jetë bashki

më shumë...

Në “gjueti” të shoferëve rebelë! Kamera e Vizion Plus, një natë me Policinë Rrugore në zonat problematike

më shumë...

Costa: Shqipëria drejt BE-së, zgjerimi i ardhshëm do ta bëjë Evropën më të fortë

më shumë...

Rama nga Vlora: “Parku Aulona” do të kthehet në një ambient publik

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:45

7 përfitimet e mollëve për shëndetin

10:39

Kujdes! Këto shenja në duar sinjalizojnë se...

10:35

Zjarret në Ungrej, ministri Nufi në terren:...

10:24

Kush janë shenjat më besnike dhe më...

10:24

Katari: Hapja e Ngushticës së Hormuzit, prioriteti...

9:56

Arrat mund të ulin rrezikun e tensionit...

9:46

Reforma Territoriale, banorët e Dimalit sërish në...

9:33

Zelenskyy: Ukraina synon të ringjallë diplomacinë për...

9:04

Zjarri në Pukë, kryebashkiaku për Vizion Plus:...

8:56

Rama fton të rinjtë për tu bërë...

8:34

Motori përplas këmbësoren në aksin Gramsh-Cërrik

8:16

Zjarr në një banesë në Levan

8:07

Në “gjueti” të shoferëve rebelë! Kamera e...

8:06

Von der Leyen viziton Ballkanin në tetor

7:09

Rusia hakmerret ndaj Gjermanisë, mbyll konsullatën gjermane...

6:59

Kremlini hap derën për rifillimin e bisedimeve...

6:27

Tjetër dramë sociale në Shqipëri! Një e...

6:26

Suedia blen HIMARS nga SHBA, marrëveshja kap...

6:05

Costa: Shqipëria drejt BE-së, zgjerimi i ardhshëm...

5:56

Rama nga Vlora: “Parku Aulona” do të...

Më të klikuarat

  • Pamje të rënda! Kujdestari i parkut vritet nga krokodili, dë...
  • Aksident fatal në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 55-vjeçar...
  • Përgjaken rrugët e vendit! Tre aksidente, dy viktima e tremb...
  • Atentat shqiptarit në Athinë, 55-vjeçari qëllohet me tre plu...
  • Fluks në spitale e qendra shëndetësore, Brataj: Dominojnë tr...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.