Policia e Kosovës mbylli sot një zyrë të institucioneve të mbështetura nga Serbia në Mitrovicën e Veriut.
Autoritetet thanë se kjo zyrë funksiononte si pjesë e administratës tatimore të ministrisë së Financave të Serbisë.
Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, shkroi në rrjetet sociale se ky institucion ka mbledhur ilegalisht mjete financiare nga qytetarë e subjekte që jetojnë e veprojnë në Republikën e Kosovës.
Aksioni i policisë, ka nxitur reagime nga përfaqësuesit politik lokalë të mbështetur nga Beogradi, të cilët thanë se kjo është pjesë e fushatës parazgjedhore të kryeministrit Albin Kurti./vizionplus.tv




