Përfundon zyrtarisht orari i votimit për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Pjesëmarrja ne rang kombëtar përllogaritet të jetë e ulët rreth 45.17%, rreth 10 % me pak se zgjedhjet e shkuara parlamentare.

 

 

Me heret Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me dije se deri ne orën 16:00 pjesemarrja ne votime në rang vendi është 35.78%.

 

Votuesi i pare i cili ka çelur zyrtarisht votimin për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit ka qene kreu i KQZ-se Klement Zguri ndërsa të paktën 3 milionë e 400 mijë shqiptarë kane te drejtën e votes për të zgjedhur deputetët e Parlamentit të ri.

 

 

Në orën 07:00 zyrtari i larte i KQZ-se votoi në Qendrën e Votimit tek Liceu Artistik ne rrugen Elbasanit. Duke folur per mediat Zburi beri thirrje per pjesëmarrje masive në zgjedhje.

 

KQZ në një kohë rekord, brenda kërkesave të ligjit ka bvërë gati përgatitjet e zgjedhjeve që sot shqiptarët të votojnë të lirë dhe sipas vullnetit të tyre. Vetë demokracia është votë dhe pjesmarrje, shqiptarët sot kanë mundësinë për të bërë demokraci. U bëj thirrje zgjedhësve të dalin masivisht në votim, është e drejtë kushtetuese e patjersueshme dhe sot është dita e tyre. Zgjedhje të zhvillohen me transparencë dhe komisionerët ta ushtrojnë me paanshmëri detyrën e tyre.

 

Nga votimet e 25 qershorit do të dalin ligjvënësit e Legjislaturës së XIX. Për të zbatuar të drejtën e votës, qytetarët do t’u drejtohet 5362 Qendrave të Votimit, në të gjithë vendin.

 

Qendrat e Votimit u hapen në orën 7.00 të mëngjesit dhe mbyllen në orën 20.00. Ligji parashikon se askush nuk mund të votojë pas orës së mbylljes së qendrave të votimit, me përjashtim të zgjedhësve që presin për të votuar në kohën e mbylljes.

 

Në zgjedhjet e 25 qershorit në garë janë 18 parti politike. E veçanta e këtij procesi është se secila prej tyre garon më vete, pasi nuk është formuar asnjë koalicionin parazgjedhor. Në emër të këtyre subjekteve politike garojnë 2666  kandidatë për deputetë.

 

Ndërkohë, në 25 qershor ka zgjedhje edhe në Kavajë ku votohet për të zgjedhur edhe kreun e ri të Bashkisë. Në garë janë 3 kandidatë, nga PS, PD dhe LSI. Pas ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, në Shqipëri aplikohet sistemi proporcional rajonal, ku nga secili Qark dalin një numër i caktuar deputetësh.

 

Procesi zgjedhor organizohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili bazuar në ligjin zgjedhor ngarkon me detyrë 90 Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve, për procesin e administrimit të procesit në terren.

 

Kodi Zgjedhor parashikon procedurën e procesit të numërimit të votave. Pas përfundimit të votimit, komisioni i qendrës përkatëse mbyll kutitë e votimit dhe më pas i dërgon ato drejt Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve, ku pas marrjes në dorëzim të të gjitha kutive dhe materialeve zgjedhore, nis procesi i numërimit të votave.

 

Për kryerjen e kësaj procedure me ligj janë ngarkuar Grupet e Numërimit të Votave, që përbëhen me përfaqësues të partive kryesore politike. Sipas ndarjes GNV-të përbëhet nga 1 përfaqësues i PS-së, 1 i PD-së, 1 i LSI-së dhe pas ndarjes me short nga KQZ, 1 numërues i takon PR-së në 45 KZAZ dhe në 45 të tjera numëruesi i takon PDIU-së.

 

Pas numërimit të çdo kutie, rezultatet i dërgohen KZAZ-së, që ia dërgon KQZ-së. Shpallja e rezultatit të zgjedhjeve bëhet nga KQZ-ja, por për çdo vendim të këtij institucioni, partitë politike pjesë e garës, kanë të drejtë ankimimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *