E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Mbyllet votimi në PD e Beratit/ Eleminohet nga lista emri i njohur

Ka përfunduar në Berat proçesi i votimit për konfirmimin e kandidatëve të përzgjedhur nga anëtarësia e demokratëve të kësaj dege, ku pjesëmarrja në votim ka qënë e lartë.

 

Në këtë proçes,që filloi në orë 10:00 të paradites së kësaj të hëne dhe përfundoi në orën 18:00 pjesëmarrja në votim ka qënë në masën 59,9%.

 

Reklamë

Në votim kanë marrë pjesë 827 anëtarë nga 1380 që është numri i anëtarëve me të drejtë vote në degën e PD-së Berat.

 

Nga lista e kandidatëve të Beratit janë votuar për të vijuar proçesin në fazën tjetër: Afize Skëndo, Alketa Mukavelati, Arhenc Berati, Senis Sahatçiu, Dritan Haznedari, Eno Qana, Kasëm Mahmutaj, Namir Lapardhaja, Muharrem Hoxha dhe Oltion Merdari.

 

Vihet re që i skualikuari i bujshëm është ish deputeti Astrit Veliaj që ka përfaqësuar selinë blu në parlament disa herë I dalë nga lista e këtij qarku.

Vazhdo të lexosh

Reklamë