E diel, 27 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Mbyllet votimi në Maqedoninë e Veriut/ Shprehin vullnetin e tyre të burgusurit e të sëmurët

Ka përfunduar dita e dytë e votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në maqedoninë e veriut.

Këtë të martë, shprehën vullnetin e tyre më rreth 9 mijë të burgosur, të sëmurë kronikë, persona nën arrest shtëpiak si dhe të moshuar në azile.

Në kushtet e pandemisë, qytetarët u detyruan të mbajnë maskat, të ruajnë distancën fizike si dhe higjenën personale.

Për shkak të situatës së shkaktuar nga koronavirusi, zgjedhjet e parakohshme parlamentare u shtynë me tre muaj dhe konsiderohen vendimtare për të ardhmen e vendit, por pritshmëritë për pjesëmarrjen në votime janë pesimiste.

Rreth 1.8 milionë qytetarë me të drejtë vote do të zgjedhin 120 përfaqëuesit e tyre në parlament.

Vazhdo të lexosh