E martë, 10 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 3 orë më parë
Video · Kosova

Mbyllet takimi Kosovë – BE, anulohet konferenca për media

Delegacioni i Kosovës dhe i BE-së kanë mbyllur takimin e realizuar këtë të hënë në Bruksel.

 

Pas përfundimit të takimit midis elegacionit të Kosovës të kryesuar nga Kryeministri Ramush Haradinaj me delegacionin e Bashkimit Evropian, të udhëhequr nga Federica Mogherini, bëhet me dije se është vendosur që të anullohet konferenca për media.

 

Reklamë

Ndërkohë nuk dihet asyeja se pse është marrë një vendim i tillë, ndërsa mediat serbe shkruajnë se Haradinaj ka refuzuar thirrjet e BE-së për shfuqizimin e vendimit të taksës 100 për qind ndaj mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

 

Temë e konferencës ka qenë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës e Serbisë pas vënies së taksës nga Kosova 100 % për mallrat e Serbisë.

Më shumë video

Reklamë