Mbyllet shkolla e mesme e fshatit Buçimas në Bashkinë e Pogradecit.

Burimet zyrtare bëjnë me dije per Vizion Plus se mbyllja e shkollës ka ardhur pasi një ditë më parë kanë rezultuar pozitiv 5 mësues përfshi këtu edhe drejtorin e shkollës, 3 nxënës, sekretaria si dhe një nga sanitaret e kësaj shkolle.

Ditën e sotme Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor ka bërë dizinfektimin e kësaj shkolle, ndërsa nga ana tjetër ka kryer teste të shpejta dhe ka marrë tamponë të gjithë personave të kontakteve të afërta të 10 rasteve të konfirmuara me Covid-19.

Vetëm pas marrjes së përgjigjeve të testeve dhe tamponëve do të vendoset për procesin mësimor.

Burimet të siguruara nga Vizion Plus pranë Drejtorisë Rajonale Parauniversitar në Korçë thanë se procesi mësimor mund të realizohet i kombinuar.

Duke lënë kështu për te kuptuar se mësimi mund të kryhet një pjesë online ndërsa në pjesën tjetër në shkolla.

E gjithë kjo varet nga ecuria e rasteve me Covid-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *