Mbyllet seanca paraprake për dosjen Partizani ku është i akuzuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Gjykata do të shpallë vendim në datën 4 prill në orën 09:00 nëse do ta kalojë apo jo çështjen në gjykim themeli, mëson gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene.
Në seancën e sotme gjykata u njoh me pretendimet e mbrojtjes të dy shoqërive tregtare, të cilat janë të pandehura si person juridik në proces.
Në seancën e radhës prokurorët e SPAK do të paraqesin kundërshti mbi pretendimet e avokatëve.
/vizionplus.tv





