Në 3 ditë bisedime, samiti G7 u angazhua në gjetjen e gjuhës së përbashkëet për shumë cështje të rëndësishme, duke filluar nga lufta tregtare ShBA-Kinë, zjarret në amazonë, përplasjet me Iranin si dhe situata në lindjen e mesme.

Por vizita e parpitur e ministrit të jashtëm Iranian një ditë më parë shkaktoi zemërim tek amerikanët dhe u interpretua si një lëevizje sttrategjike e presidentit francez Macron për të marrë në dorë situatën. Në një postim në tëitter, Mohammad Javad Zarif tha se zhvilloi bisedime “konstruktive” me homologun e tij francez dhe presidentin Macron.

“Rruga përpara është e vështirë. Por ia vlen të provosh,”-shkroi ministri i jashtëm iranian duke shtuar se është takuar edhe me zyrtarët gjermanë e britanikë.

Mediat raportojnë se delegacioni amerikan u befasua nga vizita e tij, e cila vjen në një kohë kur tensioni mes SHBA dhe Iranit është i lartë.

Marrëdhëniet mes dy vendeve janë përkeqësuar që kur uashingtoni u tërhoq nga marrëveshja e vitit 2015 për të kufizuar aktivitetet bërthamore të Iranit vitin e kaluar.

Nga ana tjetër, Propozimi i Trump për rikthimin e Rusisë vitin e ardhshëm, ishte një cështje që nuk gjeti konsensus, liderët u shprehën se duhet ende kohë që Rusia të heqë dorë nga aneksimi i Krimesë.

Ndërsa për djegiet e pyjeve në Amazonë, Macron pëdori strategjinë  e duhur. Ai e kërcënoi në fillim presidentin brazilian, Jair Bolsonaro me mosratifikimin e marrëveshjes së tregtisë së lirë të BE me vendet amerikanolatine, nëse ai nuk do të ndalte zjarrvënien në mushkërinë e gjelbër të planetit.

E në samit ai arriti të merrte premtime nga pjesëmarrësit e tjerë, që t’i ofronin Brazilit e vendeve të tjera përreth ndihma konkrete në shuarjen e zjarreve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *