Subscribe

Nje marrëveshje te rëndësishme per rritjen ekonomike globale arritën liderët e 20 vendeve me te zhvilluara te botes ne përfundim te samitit dyditor te zhvilluar ne Kine. Per presidentin kinez Xi Jingping, mikpritës te takimit, samiti ishte nje sukses, pasi vendet pjesëmarrëse u angazhuan per nje rritje te qëndrueshme dhe shtimin e vendeve te reja te punës. Ne deklaratën përfundimtare kërkohet te forcohen lidhjet mes tyre per realizimin e reformave strukturore, te tregtisë dhe investimeve. Organizatave ndërkombëtare u eshte kërkuar te identifikojnë mjetet dhe mënyrat per te promovuar rritjen e qëndrueshme, per tregtinë dhe investimet, përfshire përmirësimin e modelit aktual te tregtisë dhe lehtësimin e investimeve, qe ndihmojnë ne hapjen e vendeve te punes. Liderët jane shprehur te gatshëm te përballojnë pasojat ekonomike dhe financiare pas daljes se Britanisë nga Bashkimi Europian, por me synimin qe ne te ardhmen Britania te jete partner i ngushte i unionit.
Presidenti amerikan Obama, i pranishëm ne kete samit, shfrytëzoi konferencën per shtyp ne përfundim te tij per te sqaruar edhe deshtimin e marrëveshjes me Rusinë per nje armëpushim ne Siri. Ai deklaroi se bisedimet me homologun Putin ishin productive dhe te sinqerta, por ato i pengoi mungesa e besimit mes palëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *