Pas protestës së mbajtur mbrëmjen e sotme para Kryeministrisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, protestuesit janë nisur drejt bashkisë së Tiranës, aty ku kanë zhvilluar disa protesta të njëpasnjëshme.
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) janë zhvendosur para godinës së bashkisë.
Protesta para kryeministrisë u shoqërua me tensione pasi në nisje të fjalës së Berishës, drejt godinës u hodhën mbi 25 molotovë.
Kjo është protesta e parë që Partia Demokratike dhe Sali Berisha zhvillojnë pasi Gjykata e Apelit u dha vulën dhe logon dhe slogani i tubimit është “Të bashkuar në betejë”.
Bashkë me PD në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ishin edhe aleatët Ilir Meta, Fatmir Mediu , Agron Duka e Vangjel Dule.
Sali Berisha, i cili ndodhet në izolim prej dhjetorit 2023 mbajti fjalën e tij virtualisht./vizionplus.tv





