Subscribe

Është mbyllur ne gjithë vendin procesi i ankimimeve per pranimet ne shkollat e larta. Ministrja e arsimit Lindita Nikolla prezantoi shifrat, duke theksuar se ato tregojnë se gjithçka është zhvilluar ne mënyre transparente. 287 ankimime ne 475 mije aplikime. Aplikantet kane marre përgjigje. Aplikantet fitues do te nisin regjistrimin nga 13 shtatori, per te përmbyllur fazën e pare. Fituesit e raundit te pare do te nisni regjistrimet ne 13 shtator. Me te mirët zgjedhin te paret. Ju keni serish ne dispozicion 10 mundësi te reja ne raundin e dyte. Edhe ne raundin e dyte, universitetet shpallin fituesit duke zhvendosur vijën e kuqe. Qindra maturante protestuan dy here javën e kaluar, duke u ankuar se nuk kishin fituar asnjë dege, ndonëse ishin me mesatare te larte. Por ministria sikundër dhe rektoret, shpjeguan se faza e dyte do te krijoje me shume vende per aplikantet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *