Mbyllet Premier Liga Angleze

Premier Liga Angleze uli siparin me takimin e fundit rikuperues mes Manchester United dhe Bornemuth, ndeshje e shtyre per shkak te nje alarmi per bombe. Skuadrës se Luis Van Gal edhe ne rast fitoreje dhe pike te barabarta me Mançester City i duhej një rezultat 19-0 për te rrëmbyer vendin e katërt qe përkthehej ndryshe pjesëmarrje ne Champions. Ne “Old Traford”, djajtë e kuq fituan me rezultatin 3-1 duke e mbyllur kampionatin ne vendin e peste, dhe tashme iu duhet t’i gëzohen pjesëmarrjes ne fazën e grupeve te kupës se vogël te Evropës sezonin e ardhshëm. Formalitet ndeshja e fundit per te zotet e shtëpisë edhe pse zhbllokuan shifrat vetëm ne minutën e 43 me Uejn Runi. Talenti Rashford dyfishoi rezultatin ne minutën e 74, ndërsa Ashley Young realizoi golin e trete ne minutën e 87. Goli i nderit per miqtë dhe qe shërbeu vetëm per statistike ishte nje autogol i Smolling ne minutën e 3 te shtesës. Nje sezon katastrofe per Manchseter United dhe Luis Van Gal duke pare edhe investimet e shumta te verës se kaluar qe mund te shpëtoje diçka vetëm me finalen e FA Cup ditën e shtune kundër Kristal Palas. Per teknikun holandez, ndoshta kjo mund te ishte ndeshja e fundit ne “Old Traford”, duke pare qe divorci mes tij dhe klubit është vetëm çështje kohe.




