Me 87 vota pro, maxhoranca ka miratuar pa opozitën ligjin e fundit te paketës se reformës ne drejtësi, ligjin per organet e qeverisjes se sistemit te drejtësisë. Momenti para votimit u shoqëruar me debate te forta per shkak te 104 amendamenteve qe shumica kishte depozituar 24 ore para zhvillimit te seancës. Ne emer te Partisë Demokratike, nënkryetari i komisionit te reformës ne drejtësi, Oerd Bylykbashi kërkoi tërheqjen e këtyre ndryshimeve dhe diskutimin e tyre edhe njëherë ne komision. Sipas Bylykbashit, ndryshimet bien ndesh me marrëveshjen e 21 korrikut qe çoi ne miratimin me konsensus te Kushtetutës. Por kërkesa e tij u hodh poshtë, pasi kryetari i Komisionit te reformës Fatmir Xhafaj, sqaroi se amendamentet janë hartuar ne bashkëpunim me EURALIUS dhe OPDAT. Amendamentet e paraqitura nga Partia Socialiste synojnë te rregullojnë procedurën per 5 anëtaret e Këshillit te Larte Gjyqësor dhe 5 anëtaret e Këshillit te Larte te Drejtësisë qe zgjidhen nga parlamenti. Maxhoranca është tërhequr nga ideja qe filtri i pare per kandidatet per këto vende te realizohet nga avokatet dhe pedagoget, duke ngritur nje komision te posaçëm i cili ben vlerësimin e te gjithe aplikanteve dhe seleksionon ata qe plotësojnë kriteret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *