Mbyllet procesi I numerimit për garën e kandidateve në bashkinë e Tiranës.

 

Erion Veliaj i PS mori 158688 vota ose 54.68% të totalit të atyre që morën pjesë në procesin e votimit duke garantuar mandatin e trete radhazi.

 

Kryebashkiaku aktual e mbylli garën e tij me një avantazh prej 58 mijë e 337 vota kundrejt Belind Këllicit. Ky I fundit grumbulloi 100 mijë e 351 vota nën siglen e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

 

Interesant Arlind Qorri, pasi kandidati tjeter në garën e Tiranës i “ Lëvizja Bashkë” mori 13 mijë e 835 vota, ose 4.77% të votave.

 

Qori madje mori më shumë vota edhe se Roland Bejko, kandidati I PD që grumbulloi vetëm 12 mijë e 388 vota ose 4.27% të totalit.

 

Marko Dajti i koalicionit “Fronti i Majtë” Mori 2807 vota ndërsa lajla Përnaska mori vetëm 2014 vota.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *