E hënë, 9 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Mbyllet numërimi i të gjitha votave në Kosovë

Pasditen e së mërkurës në Kosovë përfundoi numërimi i të gjitha votave nga zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, bëri të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

“Në këto momente është përmbyllur edhe numërimi i votave nga jashtë Kosovës”, shkroi Elezi në një postim në Facebook.

“KQZ-ja do t’i shpallë të enjten rezultatet përfundimtare, në ditën e 18-të pas ditës së zgjedhjeve”, tha Elezi, duke e cilësuar si “rekorde” kohën e numërimit të votave.

Në bazë të rezultateve preliminare, zgjedhjet i ka fituar Lëvizja Vetëvendosje, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Reklamë

Nga projeksionet aktuale, Vetëvendosje vështirë se do të mund ta formojë e vetme Qeverinë e re të Kosovës, pasi për të nevojiten 61 vota.

Por, disa nga partitë e komuniteteve joshumicë, duke përjashtuar Listën Serbe, kanë shprehur gatishmëri për të bashkëpunuar./R.E.L

Vazhdo të lexosh

Reklamë