Subscribe

Ministrat e ekonomisë së rajonit të mbledhur në Tiranë dolën me një qëndrim të unifikuar sa i përket krijimit të një tregu unik ballkanik, për të qenë më pranë Bashkimit Europian, si një përfitim i ndërsjellë për të dy palët.

 

Në përfundim të ministerialit të zhvilluar për herë të parë në vendin tonë, ministrat dolën me disa propozime konkrete, që në thelb nxisin më tej komunikimin ekonomik mes Ballkanit dhe BE-së.

 

Konkretisht u propozua një program për lehtësimin e tregtisë dhe transportit. Sipas një anketimi të kryer, një biznes nga Ballkani që bën tregti me vendet e BE-së harxhon më shumë se 3 orë në pikat e kalimit kufitar. Ndërsa kërkohen dokumente të cilat mund të njehsohen dhe ndikojnë në lehtësimin e procedurave.

 

Ministrat kanë propozuar që bankat qendrore të rajonit të behën pjesë e sistemit të pagesave europiane.

 

Kjo do të thotë që të ulën kostot dhe koha e transaksioneve bankare mes rajonit dhe vende të BE. Sipas të dhënave nga banka e Shqipërisë, pjesëmarrja në zonën euro të pagesave do t’i kursente shqiptarëve 14 milion euro në vit.

 

Gjithashtu ministrat kanë kërkuar që vendet e Ballkanit të bëhen pjesë e aleancës evropiane të lëndëve të para, ndërsa kërkohen edhe shërbime këshilluese për sipërmarrësit rajonale që të përgatiten për tregun evropian.

Këto propozime pritet të diskutohen në samitin e ardhshëm që do të mbahet 16 tetor në Tiranë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *