E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 59 sekonda më parë
Video · Politikë

Mbyllet konferenca e Solidaritetit, Veliaj pret Sekretarin e Përgjithshëm të “ISSA”

Në mbyllje të konferencës së Shoqatës Islamike të Solidaritetit Sportiv që u zhvillua për herë të parë në Tiranë, kryebashkiaku Erion Veliaj priti Sekretarin e Përgjithshëm të ISSA Nasser Majali dhe presidentin e komitetit olimpik shqiptar Fidel Ylli.

“Ne jemi shumë të interesuar edhe si qytet për të patur më shumë partneritet me Omanin, me Kuvajt City, më shumë partneritet me vendet e Lindjes së Mesme, e jo vetëm për çështje të besimit, që na bashkon, por edhe të një mundësie ekonomike të jashtëzakonshme. Ne kemi pasur një fluks të jashtëzakonshëm turistësh edhe nga Lindja e Mesme, ndaj ne duam shumë që ta forcojmë këtë raport”, tha Veliaj.

Nga ana e tij, Nasser Majali e falënderoi Veliajn për mikpritjen e ndërsa vlerësoi qytetin e Tiranës për energjinë pozitive dhe bujarinë që treguan gjatë gjithë konferencës.

“Qyteti juaj me të vërtetë ka hyrë në zemrat tona. Do ta them këtë sërish, e sërish. Ne tani zbuluam një “superarmë” në këtë hapësirë, që është mikpritja shqiptare, mikpritja e Tiranës dhe do të jetë gjithmonë në zemrat tona. Do të jetë shumë e vështirë që dikush të përmendë këtë pjesë të botës, ose Shqipërinë, dhe ne të mos mundemi të japim përshkrimin tonë spektakolar, sepse kështu është mikpritja juaj, mikpritja e Komitetit Olimpik”, tha Nasser Majali.

Erion Veliaj vlerësoi vitin që po lëmë pas si shumë të suksesshëm për Shqipërinë në sport. /vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë