Këtë të premte u përmbyll Java Europiane e Sportit në të gjitha shkollat, me qëllim promovimin e aktivitetit fizik. Vizion Plus u ndal në shkollën 9-vjeçare “Kongresi i Manastirit”, ku nxënësit krahas orës së edukimit fizik janë bërë pjesë e organizimeve sportive.

 

Mua sporti më pëlqen shumë sepse më rrit shëndetin trupor dhe të bën të jetosh më gjatë.

Sporti është më të vërtetë shumë i rëndësishëm sepse të ndihmon në shëndet, por sporti është edhe për kënaqësi.”- shprehen nxënësit.

 

Altin Birçe, koordinator i aktiviteteve sportive në këtë shkollë tregon se nxënësit kanë shfaqur interes.

 

ALTIN BIRÇE

KOORDINATOR I AKTIVITETEVE SPORTIVE, SHKOLLA “KONGRESI I MANASTIRIT”

“Një risi e këtij viti ka qenë pjesëmarrja e nxënësve me kënaqësi, jo me detyrim dhe ky është një nga qëllimet kryesore të aktivitetit duke qenë se është java Europiane e Sportit, lojërat janë tërheqje litari për djemtë, vajzat stafetë, për djemtë dhe për vajzat kemi dhe stafetën me thasë, kemi lojëra me karrige duke qenë dhe muzika në sfond, kemi dhe kërcimin aerobik.”

 

Drejtoresha e shkollës “Kongresi i Manastirit” nënvizon se krahas nxënësve, Java Evropiane e Sportit ka përfshirë edhe vetë stafin pedagogjik.

 

RUDINA MASKUTI

DREJTORESHË E SHKOLLËS “KONGRESI I MANASTIRIT”

“Kjo shkollë ka pasur si traditë që vazhdimisht të organizojë edhe veprimtari sportive jo vetëm me nxënësit, por edhe me mësuesit. Ka më shumë gjallëri, nxënësit janë më aktivë, janë më pak të stresuar. Ne nuk kemi nevojë thjesht të mësojmë, ne kemi nevojë edhe të argëtohemi.”

 

Ky është viti i tretë që vendi ynë merr pjesë në këtë organizim sportiv, që mbahet javën e fundit të muajit shtator në shtete të ndryshme të Bashkimit Europian.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *