E premte, 6 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 00:05 Në vijim ora 00:05: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Mbyllet gara për kreun e ri të PD-së

Demokratët votuan këtë të diel për të zgjedhur drejtuesin e tyre të ri. Procesi, i cili u hap në orën 08:00 të mëngjesit u mbyll në 19.00.

 

Anëtarësia iu drejtua 76 qendrave të votimit të hapura në gjithë vendin.

 

Reklamë

I pari që votoi nga katër kandidatët ishte Lulzim Basha. Ai e cilësoi procesin zgjedhor si model, ndërsa premtoi se do ta vazhdojë deri në fund betejën kundër regjimit Rama – Doshi.

 

Kryetari i Komisionit Zgjedhor në Partinë Demokratike, Jemin Gjana deklaroi rezultati përfundimtar do të dalë nesër paradite.

Më shumë video

Reklamë