Subscribe

Kjo e premte shënon ditën e fundit të fushatës zgjedhore në Kosovë, ndërsa te dielën mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare pas rrëzimit të qeverisë Mustafa. Dy koalicionet e mëdha, PDK, AAK e Nisma, LDK-AKR-Alternativa, si dhe Lëvizja Vetëvendosje po mbajnë takimet përmbyllëse me elektoratin.

 

Kandidati i Vetëvendosjes, ashtu si edhe herë të tjera në fushatë ka sulmuar dy koalicionet e mëdha, që sipas tij duan të shesin Kosovën.

 

Kandidati tjetër i LDK-AKR-Alternativa, vuri sërish theksin tek ekonomia, rritja e punësimit dhe pagave.

 

Ndërsa kandidati i PDK, AAK e Nisma, ka premtuar se nuk do të lejojë që Serbia të ketë ndikim në Kosovë.

 

E shtuna është heshtje zgjedhore përpara votimit të së dielës, ku 1,8 milionë votues do të zgjedhin në garë janë 26 subjekte zgjedhore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *