Subscribe

Fluks maturantesh ne shkollat e mesme per aplikimet ne universitet. E premtja e 29 korrikut shënon dhe mbylljen e fazes se pare, ate te dorëzimit te mandateve te pagesave dhe dërgimit te notave mesatare ne Agjencinë Kombëtare te Provimeve. Te hënën e 1 gushtit deri ne 10 gusht zhvillohet faza me e rendesishem, ajo e përzgjedhjes se dhjete degëve per studimet e larta. Referuar grafikut te Ministrisë se Arsimit nxënësit e Tiranës, Durrësit, Kavajës dhe Krujës kete proces duhet ta kryejnë deri ne tre gusht. Ndërsa rrethet e tjera jane përcaktuar sipas datave referuar tabelës. Aplikimin per shkolle te larte, maturantet mund ta kryejnë nga shkolla e tyre, kompjuteri apo telefoni. Te dhënat e tyre do te shqyrtohen individualisht nga cdo universitet, referuar kritereve te vendosura prej tyre. Ne daten 5 shtator institucionet e arsimit te larte, publik dhe privat shpallin listen e fituesve. Deri ne 20 shtator maturantet fitues duhet te regjistrohen per ti hapur rruge raundit te dyte te plotësimit te vendeve bosh.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.