Subscribe

Mbyllet faza e katert e regjistrimeve në universitete. Studentët fitues u jane drejtuar sekretarive mësimore për të plotësuar formularët.

 

Në fakultetin e shkencave të Natyrës janë regjistruar 32% e aplikanëteve fitues.

 

Ne fakultetin ekonomik janë regjistruar 738 studentë nderkohë që drejtuesit u bëjnë apel aplikantëve te tregohen të kujdesshem në ketë faze.

 

Fakulteti i Historise dhe i Filologjise deri me tani ka plotësuar 287 studente nga 705 kuota dhe sipas burimeve, fluksi i regjistrimeve do te vijë pas fazës së pestë për shkak se mesatarja e pranimit është 7.5

 

Studentët që nuk janë shpallur fitues deri më tani, do të kenë mundësine të përzgjidhen deri ne fazen e 7të  48 oreshe.

 

Me pas do te kete edhe 2 raunde te tjera te cilat do te nisin pas datës 15 shtator dhe do të vijojnë deri ne mesin e muajit tetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *