Punonjësit e stacionit të pompimit të ujësjellësit dhe nënstacionit elektrik të Poçemit i kanë dhënë fund grevës së urisë.

Pas më shumë se dy javësh në proteste  për 27 pagat e prapambetura punonjësve të Poçemit iu është premtuar nga kompania kalimi i 3 pagave në bankë.

Ata u shprehen se i kanë lënë qeverisë një afat kohor prej 20 ditësh për të nënshkruar kontratat e reja në të kundërt do të kthehen sërish në grevë .

Privatizimi i ndërmarrjes disa herë ndikoi negativisht tek punëtorët duke bërë që rrogat e tyre të mos jepen në kohë.

Ndërsa një ditë më parë edhe punëtorët e rafinerisë së Ballshit e mbyllën grevën e urisë, pasi u paguan për tre pagat e prapambetura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *