Kryeministri britanik, Boris Johnson ka marrë vendim për “mbyllje” të Britanisë së Madhe nga dita e premte, pasi ka urdhëruar, baret, restorantet, kinematë dhe palestrat që të mbyllin dyert, me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Teksa sëmundja COVID-19 përhapet në gjithë botën, qeveri, kompani dhe investitorë janë duke u përballur me krizën më të rëndë të shëndetit publik prej pandemisë së vitit 1918.

Ai ka thënë se e kupton sa e vështirë është që të ndalohet tradita e britanikëve për të vizituar baret, mirëpo një gjë e tillë tani është kthyer në domosdoshmëri.

Mbretëria e Bashkuar deri më tani ka raportuar për 3,983 persona të prekur me koronavirus, pas testimit të 66,976 pesonave.

Shkencëtarët qeveritarë kanë thënë se përhapja e virusit është më e madhe në Londër, pasi disa njerëz nuk janë duke zbatuar këshillin e qeverisë për t’u izoluar.

Deri më tani 184 persona kanë vdekur si pasojë e kësaj sëmundjeje në Britani, 40 ne oret e fundit.

Ndërkohë si pasojë e fluksit të madh “Northëick Park Hospital di Harroë”  është përfshirë nga kaosi pasi nuk ka më shtreter për terapinë intesinve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *