E shtunë, 7 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Mbyllet dosja për “Omega Pharma”

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për skemën mashtruese me ilaçet, të njohur si “Farmacitë 2”. Për këtë dosje u morën të pandehur administratori i “Omega pharma”, Nadir Çausholli, si edhe tre punonjës të kësaj kompanie, pasi akuzohen se kanë përfituar në mënyrë të paligjshme më shumë se 2 milion euro, nëpërmjet faturave fiktive. Skema mashtruese me rimbursimin e ilaçeve, është pjesa e dytë e një hetimit të gjerë, të nisur nga Prokuroria e Tiranës lidhur me faturat fiktive të barnave. Pak ditë më parë, organi i akuzës kërkoi dënimin për 7 persona, disa prej të cilëve zyrtarë të Fondit të Kujdesit Shëndetësor te Tiranës, përfshirë edhe ish-drejtorin Pjerin Xhuvani.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë