Subscribe

Është mbyllur përfundimisht procesi i demontimit te municioneve ne Uzinën e Mjekësit ne Elbasan. Ministrja e Mbrojtjes e ka konsideruar këtë një hap shume te rendesishem pasi është shmangur njëherë e përgjithmonë rreziku i vetëndezjes se municioneve dhe përdorimi i tyre nga grupet kriminale apo terroriste.
“Arritje e rëndësishme për sigurinë kombëtare dhe atë të rajonit. Çliruam vendin nga një rrezik i madh. Evituam vetëndezjen e municioneve dhe përdorimin e tyre nga grupet kriminale apo terroriste.”
Të pranishëm në ceremoninë e përfundimit te procesit te asgjësimit te municioneve përveç ministres Mimi Kodheli kane qene edhe ambasadori amerikan Donald Lu, dhe ai i OSBE-së, Florian Raunig. Procesi i demontimit në uzinën e Mjekësit ka nisur ne vitin 2001 janë asgjësuar 34 mije tone, ndërsa ne te gjithë shqiperine100 mije tone municione te rrezikshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *