Subscribe

Edicioni i 18 i Bienales mbyllet sot, por gjatë pesë ditëve të saj ngjalli interesin e shumë qytetarëve të Tiranës, si dhe të artistëve të rinj. Kreu i bashkisë se Tiranës, tha se ngërçi politik ne Tirane nuk do te pengoje aktivitete kulturore.

 

“Unë e di që po jetojmë në një kohë ku ka edhe minidrama të vogla politike, megjithatë ajo që kam vënë re në Tiranë është se njerëzit duan të vazhdojnë jetën e tyre. Politika është e rëndësishme, por jeta vazhdon, njerëzit duan të shijojnë, duan të argëtohen, duan të provokojnë ide të ndryshme që vijnë nga arti dhe kultura. Ndaj dhe ne në Tiranë do të fokusohemi që jeta artistike e qytetit dhe jeta normale e qytetit, të vazhdojë, siç ka vazhduar këto 2 vitet e fundit, me të njëjtin ritëm dhe duke ecur me punë përpara.”

 

Veliaj falenderoi te gjithë artistet, për 5 ditët qe ata performuan per publikun shqiptar.

 

 “Për Tiranën ka qenë një privilegj dhe një krenari e madhe që një pjesë e kuratorëve janë shqiptarë  dhe në njëfarë mënyre kanë sjellë shtëpinë e Mesdheut në shtëpinë e tyre. Shumë shqiptarë kanë lënë shtëpinë, për të gjetur një shtëpi të dytë si emigrantë, shumë të tjerë kanë lënë shtëpinë që kanë gjetur në perëndim, për t’ia rifilluar shtëpisë së vjetër që kanë pasur këtu. Kjo është një temë që na flet të gjithëve, Tirana është një shtëpi e madhe, e 1 milionë banorëve. Është kthyer në një shtëpi për njerëz nga Tropoja në Tepelenë, nga Saranda në Shkodër.”

 

Veliaj dha edhe një lajm të mirë për artdashësit, duke njoftuar se pavarësisht se Bienalja mbyllet ketë te marte, shumë prej punimeve do të ekspozohen deri në fund të muajit.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *