E enjte, 5 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

Mbyllet amnistia 2017

E ashtuquajtura amnistini fiskale u mbyll zyrtarisht me fundin e vitit 2017, por suksesi i saj nuk ishte ai i pritshmi.

 

Ligji i faljes ka pastruar nga regjistrat detyrimet e mbartura në vite për të gjithë bizneset e pra 2010, por ky ligj nuk i ka stimuluar sipërmarrësit të paguajnë principalin me qëllim faljen e gjobave dhe kamatëvonesave për pas 2011.  Administrata tatimore e konsideron këtë një shans të humbur…pasi nga janari i 2018 këto detyrime do të nisin të mblidhen me forcë.

 

Reklamë

Sipas të dhënave nga tatimet në total janë kontrolluar 27 mijë e 500 subjekte nga të cilat 19 %  e tyre janë evidentuar me shkelje. Ndërsa janë futur në skemën e sigurimeve shoqërore 1000 punonjës të padeklaruar.

 

Në verën e këtij viti qeveria miratoi ligjin e faljes fiskale në tatime dhe dogana. Nga ky proces do të duhet të mblidheshin 90 mld lekë, por arkëtimi është shumë larg këtyre vlerave.

Vazhdo të lexosh

Reklamë