Ora 20:00 ka shënuar zyrtarisht mbylljen e procesit të votimit në Serbi.Në të gjithë vendin zhvillohen zgjedhjet parlamentare , për të cilën për herë të parë shqiptarët e Luginës së Presheves kanë dal me një listë të përbashkët pas lobimit të Tiranë dhe Prishtinës zyrtare. I dyti në këtë listë, Argjend Bajrami tha për Vizion Plus se nga të dhënat paraprake që forcat politike shqiptare kanë deri në orën 19:00 mund të thuhet me siguri se janë siguruar dy mandate, ndërsa ka shpresë edhe për të tretin që do të ishte një rezultat shumë  i kënaqshëm pasi së fundmi shqiptarët janë përfaqësuar vetëm me një deputet në parlamentin serb. Këtë gjë e favorizon edhe fakti se opozita serbe nuk ka dalë në zgjedhje, e normalisht sipas formulës sa më pak pjesmarrje në rang kombëtar, aq më shumë shanse për shqiptarët për të maksimalizuar objektivin e tyre. Dalja në votime e shqiptarëve  në Luginë këtë të dielë ka qënë e kënaqshme. Mirëpo vec zgjedhjeve të përgjithshme ka pasur shumë interes edhe për zgjedhjet lokale në Bujanoc, për shkak se kryetari aktual Shaip Kamberi dha dorëheqjen për të udhëhequr listën e përbashkët të shqiptarëve për parlamentin serb. Analisti Nexhat Behluli tha për Vizion Plus se nga të dhënat në terren të kompanisë së tij mediatike “Spektri”  është e sigurtë se Komuna e Bujanocit do të vazhdojë te qeveriset nga shqiptarët dhe ky është një lajm shumë i mirë. Deri ne oren 18:00 pjesmarrja ne votime ne Bujanoc ka qene rretrh 35% popr shpresohet se me perfundimisht tashme qe votimet jane mbyllur te shkoje deri ne 45%. Pjesa derrmuese e votuesve kane qene shqiptare ndersa ne radhet e serbeve ka pasur pjesmarrje te ulet.Gjithsesi mbetet për tu parë se kush do të jetë fituesi, Driton Rexhepi i PVD, Arbër Pajaziti i APN, Shqiprim Mysliu i LPD dhe Badri Veseli i UPSH.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *