Subscribe

 

Ora 19 shënoi mbylljen e qendrave të votimit për zgjedhjet vendore në Maqedoni. Komisioni Shtetëror njoftoi se deri në orën 18 votuan rreth  49.14%  e të paktën 1 milionë e 800 mijë qytetarëve me të drejtë vote.

 

Procesi i votimit në 80 komuna dhe në qytetin e Shkupit nisi pa incidente serioze. Kryetarët e njësive të votimit në komunat me shumicë shqiptare, u shprehen se procesi i votimit ka qenë përgjithësisht i qetë.

 

Pas krizës politike, dy forcat më të mëdha LSDM dhe VRMO u përqendruan në komunat e Shkupit, por edhe në qytetet e tjera më të mëdha si në Tetovë, Manastir, Kumanovë, Prilep, Shtip, Strumicë dhe Ohër.

 

Këtë radhë kreu i partisë maqedonase në pushtet, Zoran Zaev, garoi në koalicion me partitë shqiptare. Në garën për kreun e Shkupit, shqiptarët zgjodhën mes kandidatit të LSDM-së Petre Shilegov, i cili ishte në garë me kandidatin e VMRO-së Koce Trajanovski.

 

Ndërsa në partitë shqiptare beteja u zhvillua mes BDI-së e cila është pjesë e pushtetit dhe dy partive opozitare, Lëvizjes Besa e PDSH-së, por edhe Aleancës për Shqiptarët, e cila megjithëse është në koalicionin qeveritar, në këto zgjedhje sfidoi BDI-në.

 

Gara kryesore mes partive shqiptare u zhvillua për Çairin, Tetovën, Gostivarin, Strugën, Dibrën dhe rreth dhjetë komuna tjera rurale.

 

Zgjedhjet vendore në Maqedoni u priten me interes edhe nga vëzhguesit vendas dhe të huaj. Ambasada Amerikane u bëri thirrje qytetarëve për të shprehur vullnetin e tyre për pushtetin zgjedhor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *