E premte, 2 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Mbyllen votimet në Izrael, garë e fortë mes Benjamin Netanjahut dhe Beni Ganc

Në Izrael ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjet e dyta të parakohshme në vetëm pesë muaj. Gara mes kryeministrit në detyrë, djathtistit Benjamin Netanjahu, dhe rivalit të tij më të afërt, liberalit Beni Ganc, edhe këtë herë ka qenë e vështirë.

 

Reklamë

Në zgjedhjet e prillit, dy partitë kundërshtare fituan secila nga 35 deputetë në parlamentin me 120 vende, pa arritur të formojnë një shumicë qeverisëse.

 

Netanjahu ka ashpërsuar retorikën nacionaliste, duke deklaruar së fundmi se nëse fiton zgjedhjet, do të aneksojë të gjitha vendbanimet hebraike në luginën e cisjordanisë, e populluar në shumicë nga populli palestinez.

 

Kreu i ekzekutivit vijon të qortohet për mungesën e politikave që do i garantonin paqen lindjes së mesme, ndërsa tre akuzat ndaj tij për korrupsion po minojnë shanset për fitoren.

Vazhdo të lexosh

Reklamë