Ministrja e Arsimit Besa Shahini njoftoi nëpërmjet një postimi në facebook se për shkak të situatës së rëndë  sidomos në Shqipërinë qëndrore, kopshtet dhe shkollat do të vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe në datën 27 nëntor, pra ditën e mërkurë.

Shahini konfirmon se ky urdhër është I vlefshëm edhe për instituticionet jo publike ( private) kopshte dhe shkolla.

 

 

Jam e tronditur nga humbja e jetëve dhe lëndimet trupore që kanë pësuar qytetarët si pasojë e tërmetit, siç besoj është edhe e gjithë Shqipëria.

Ndaj kemi vendosur që të pezullojmë mësimin në të gjitha shkollat, kopshtet dhe çerdhet e vendit (përfshirë jo-publiket) edhe ditën e nesërme (datë 27 Nëntor, 2019) në mënyrë që familjet të qëndrojnë së bashku dhe ta përballojnë situatën duke u solidarizuar me ata që u prekën më së shumti nga kjo tragjedi.

Bëj me dije se ekipet tona po vijojnë ndërkohë me evidentimin e dëmeve materiale dhe hartimin e planit të masave për shkollat e dëmtuara.

Gjej rastin të përcjell ngushëllimet më të sinqerta ndaj të gjitha familjeve që kanë humbur njerëzit e tyre të dashur, si dhe t’i uroj shërim sa më të shpejtë të gjithë të lënduarve!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *