E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Mbyllen seleksionimet e Kombëtareve të moshave

Sektori i ekipeve Kombëtare në Federatën Shqiptare të Futbollit ka zhvilluar të enjten ditën e fundit të seleksionimeve për Kombëtaret U-15, U-17 dhe U-19. Elementët më të spikatur nga faza e parë e seleksionimeve, të cilat u zhvilluan në 6 Zyrat Rajonale të FSHF-së ishin të pranishëm në kompleksin e ekipeve kombëtare në Kamëz.

 

Në seleksionimet e zhvilluara brenda Shqipërisë u testuan 910 lojtarë. 120 më të spikaturit ishin sot nën urdhërat e stafit teknik, drejtuar nga Dzemal Mustedanagiç, i cili sëbashku me stafin e tij, Alban Bushi, trajneri U-21, Nevil Deden, trajner i U-19, Elvin Beqirin, trajner i U-17, Armand Dama, trajner i U-15 dhe Dritan Babamusta, Sulejman Mema e Denis Lilo nga sektori ekipeve Kombëtare, vëzhguan me kujdes të gjithë elementët gjatë ndeshjeve stërvitore të zhvilluara në grupe sipas moshave përkatëse.

 

Në fund të seleksionimeve, Dritan Babamusta, drejtuesi i Sektorit të ekipeve Kombëtare në FSHF u shpreh se për çdo futbollist të vëzhguar janë marrë të gjitha të dhënat të cilat do të skedohen për tu ndjekur në vazhdim nga stafi teknik.

Vazhdo të lexosh

Reklamë