Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
30 June 2026
Vizion fokus

Durrës/ Plagoset me mjet prerës 45-vjeçari

Tërmetet në Venezuelë, shkon në 1719 numri i viktimave

Mbyllet dita e 30-të e protestës, qytetarët nisin marshimin

Starmer rikonfirmon angazhimin e Britanisë ndaj NATO-s

“Nuk ka takim të planifikuar”, Irani mohon bisedimet me...

Mot i nxehtë në Itali, humbin jetën dy persona

Shpërthim në një platformë nafte në Venezuelë, disa të...

Irani: Çminimi i Ngushticës së Hormuzit do të kryhet...

Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës,...

E rëndë në Finlandë, çiklisti sulmon me thikë një...

Mbyllen qendrat e votimit në veri të Kosovës, serbët bojkotojnë referendumin

21 Prill 19:30

Të gjitha qendrat e votimit në katër komunat në veri të Kosovës, u mbyllën të dielën në orën 19:00.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) tha se deri në orën 15:00 votuan 203 persona në votimet për shkarkimin ose jo të kryetarëve komunalë.

Lexo edhe :

Related Posts

Dështimi i zgjedhjeve në veri të Kosovës, Osmani: Ndodhi për shkak të presionit të Beogradit
Dështon votimi në veri të Kosovës, pjesmarrje shumë e ulët, serbët bojkotojnë procesin

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezit, në Leposaviq kanë votuar 122 persona, në Zubin Potok 17, dhe në Mitrovicë të Veriut 64 persona.

Deri në orën 15:00, në Zveçan nuk ka votuar askush.

Ky proces u organizua teksa Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, ka bërë thirrje për bojkotim të votimeve.

Rrjeti i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim (DnV), tha se “procesi i votimit gjatë gjithë ditës është karakterizuar me mungesë të theksuar të interesimit nga qytetarët për të marrë pjesë në votim, pavarësisht se në muajin janar mbi 20% të qytetarëve me të drejtë vote kishin nënshkruar peticionin për largimin e kryetarëve në katër komunat e veriut të Kosovës”.

Sipas tij, gjatë ditës nuk është raportuar për asnjë incident.

Shumica e qendrave të votimit u hapën në orën 07:00, përjashtuar disa që u hapën me disa minuta me vonesë për shkaqe teknike.

Rrjeti i organizatave joqeveritare, DnV e ka kritikuar KQZ-në për vonesa që të informojë qytetarët se ku janë qendrat e votimit.

Sipas tij, vendosja e kamerave të vëzhgimit në vendvotime mund të përbëjë cenim të fshehtësisë së votës, për shkak të pozicionit ku janë vendosur.

KQZ-ja ka thënë se për herë të parë në këto votime janë vendosur kamera vëzhguese dhe një praktikë e tillë do të vazhdojë edhe në proceset e ardhshme zgjedhore.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, gjatë konferencës për media, tha se sa u përket të dhënave të regjistruara nga kamerat vëzhguese, të njëjtat do të shkatërrohen së bashku me materialin zgjedhor, pas votimeve.

“KQZ nuk mbikëqyr, nuk monitoron regjistrimin apo funksionimin e këtyre online. Pra, nuk ka ndonjë dhomë të veçantë ku shikon në ekrane këto filmime. Qasja në këto video mund të bëhet vetëm me vendim të institucioneve KQZ-së, PZAP-it [Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa], prokurorisë apo gjykatave nëse ka ndonjë rast që trajtohet në këto institucione”, tha ai.

Prokurori i Shtetit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, po mbikëqyr procesin e votimit në veri.

Ky proces, po ashtu, po vëzhgohet edhe nga Bashkimi Evropian përmes 17 ekipeve me 60 anëtarë.

Policia e Kosovës tha për Radion Evropa e Lirë se situata e sigurisë në veriun e Kosovës është e qetë.

“Nuk ka pasur asnjë problem sa i takon procesit të votimeve. Edhe dje edhe sot situata është e qetë dhe në fakt nuk kemi pasur ndonjë informacion që neve na lidhet me destabilizim të situatës.Kemi policë të mjaftueshëm nëse ka nevojë për reagim”, tha zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Për këto votime, në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq të drejtë vote kanë 46.556 persona, apo 1.461 votues më shumë krahasuar me zgjedhjet lokale të mbajtura më 23 prill 2023, kur u zgjodhën kryetarët shqiptarë.

Në Mitrovicë të Veriut, të drejtë vote kanë 18.796 persona. Në Leposaviq, ky numër është 13.674. Në Zveçan të drejtë vote kanë 7.209 persona, ndërkaq në Zubin Potok 6.877 persona. Që votimi për shkarkimin e kryetarëve të konsiderohet i suksesshëm, do të duhen të votojnë 50 për qind plus një votues, në komunat përkatëse.

Në katër komunat në veri janë 23 qendra votimi, me 63 vendvotime dhe katër qendra për votim me kusht.

Sipas KQZ-së, në Leposaviq janë tetë qendra votimi, ndërkaq në Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut nga pesë – numër shumë më i ulët i qendrave të votimit në veri nga 43 sa ishin miratuar fillimisht nga KQZ-ja.

Në mbledhjen e fundit të KQZ-së të mbajtur një ditë para votimeve, u tha se drejtorët e 33 shkollave në veri – që punojnë sipas sistemit serb – kanë thënë se kanë “aktivitete shkollore” dhe nuk mund t’i japin për shfrytëzim objektet për procesin votues. Prandaj, KQZ-ja ka vendosur që disa objekte alternative të shndërrohen në vendvotime./rel

Posted Under:
Kosova Kryesoret
Tagged:
kosove mbyllen qendrat e votimit

Nga e njëjta kategori

Durrës/ Plagoset me mjet prerës 45-vjeçari

më shumë...

Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin

më shumë...

Si përndiqte ish-Sigurimi i Shtetit? Publikohen dokumente e studime që hedhin dritë mbi persekutimin politik gjatë diktaturës

më shumë...

AAK: Haradinaj për president! Kreu i shtetit të zgjidhet me garë, mes tij dhe një emri nga Vetëvendosje

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

12:30

Durrës/ Plagoset me mjet prerës 45-vjeçari

10:43

Tërmetet në Venezuelë, shkon në 1719 numri...

10:35

Mbyllet dita e 30-të e protestës, qytetarët...

10:19

Starmer rikonfirmon angazhimin e Britanisë ndaj NATO-s

10:05

“Nuk ka takim të planifikuar”, Irani mohon...

9:56

Mot i nxehtë në Itali, humbin jetën...

9:24

Shpërthim në një platformë nafte në Venezuelë,...

9:22

Irani: Çminimi i Ngushticës së Hormuzit do...

9:08

Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit...

9:06

Si të freskoni shtëpinë gjatë ditëve të...

8:46

E rëndë në Finlandë, çiklisti sulmon me...

8:14

Zbuloni 5 shenjat e horoskopit, që harxhojnë...

7:56

“Konferenca e Mbrojtjes së Athinës”, Nufi: Shqipëria,...

7:44

A do të bëhet Vuçiç sërish kryeministër...

7:44

Pakistani fillon sulmet e rënda kundër Afganistanit

7:28

Dita e 30-të e protestës, nis grumbullimi...

7:20

Paralajmërimi i Holandës: Pas Ukrainës, Rusia mund...

7:08

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit: Nuk kemi...

7:03

Macron: Franca dhe Omani kanë rënë dakord...

6:16

Përshkallëzimi i tensioneve mes SHBA-së dhe Iranit,...

Më të klikuarat

  • Mërkuri retrograd sjell vonesa, Horoskopi i muajit korrik: L...
  • Lëkundje tërmeti në Korçë
  • Plagosja e të riut në Pogradec, autori braktis makinën në Qa...
  • Mbledhja e grupit të PS, zbardhen porositë e Ramës për deput...
  • “Divorcohen” Meta-Cakrani, avokati: Na humbi besimi tek njër...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.