E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Mbyllën qendrat e votimit me çelës, arrestohen dy policët bashkiakë

Dy punonjës të policisë bashkiake në Pogradec u arrestuan në flagrancë pasi u përpoqën që të pengonin procesin zgjedhor.

 

Efektivët e arrestuar janë shtetasit S.B, 61 vjeç dhe G.B, 59 vjeç, banues të dy në Pogradec.

 

Reklamë

Arrestimi i tyre u bë pasi u kapën në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, duke mbyllur me çelës tre shkolla dhe një kopsht fëmijësh në lagjet nr 2 dhe 5 të qytetit të Pogradecit, të cilat nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë vendosur dhe miratuar si qendra votimi, për zgjedhjet e Pushtetit Vendor të datës 30.06.2019.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë