Subscribe

Me entuziazëm dhe brohoritma, kështu i mbyllën provimet e lirimit nxënësit e shkollës 9 vjeçare “Ahmet Gashi” në kryeqytet, pasi iu nënshtruan testit të gjuhës së huaj.

Ata shprehen të kënaqur dhe optimistë për rezultatet e tyre, pasi provimin e quajtën  të thjeshtë dhe brenda programit mësimor që kanë ndjekur.

 

Ishte shumë i thjeshtë testi, nuk kisha ndonjë problem. Nuk mendova se do kisha ndonjë vështirësi, i kishim bërë, i kishim mësuar. Ishte shumë i lehtë, shumë shumë i lehtë se unë po provoja ato testet e viteve të kaluara dhe ishin më të vështira se ky testi. Anglishtja ishte shumë e thjeshtë, por gjuha dhe matematika, më shumë matematika ishte e vështirë. Gjuha dhe matematika ishin të thjeshta. Mendon se e përmbylle me sukses shkollën 9 vjeçare? Po besoj se e përmbylla.

Nxënësit nënvizojnë se janë tërësisht gati për vazhdimin e shkollës së mesme.

 

Je i qartë për gjimnazin, çfarë do zgjedhësh: shkencore, sociale? Besoj se shkencor, po. Po, pak a shumë e kam zgjedhur për çfarë do ta mbaroj shkollën.

 

Aplikimi për regjistrim në klasën e dhjetë do të bëhet online përmes portalit e-Albania, duke dorëzuar dëftesën e lirimit te skanuar nga origjinali, kujdestarinë ligjore në rastet kur fëmija regjistrohet nga personi që e ka në kujdestari dhe një raport mjekësor kur aplikohet për shkollë të mesme me konkurs.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *