Subscribe

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje janë ndërprerë kërkimet në Thumanë ku u gjetën poshtë rrënojave 22 persona.

 

Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se është mbyllë zyrtarisht operacioni I kërim shpëtimit në Thumanë pasi nuk ka asnjë informacion në lidhje me persona të tjerë që mund të kenë mbetur nën rrënoja.

 

Ndërkohë në Durrës po vazhdojnë kërkimet në 3 hotspote. Në operacioni janë ekipet shqiptare, kosovare, greke, italiane, turke, rumune, franceze, izraelite dhe serbe.

 

Deri tani në total kanë humbur jetën 40 persona dhe mbi 750 të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *