Subscribe

E premtja shënon ditën e fundit te tre javëve konsultime për provimet e maturës shtetërore, në të gjithë vendin.

Nxënësit e disa gjimnazeve në kryeqytet thonë se koha në dispozicion ishte e domosdoshme për të shtuar njohuritë.

Ndihem i përgatitur, kemi bërë vetë përsëritje në shtëpi, plus edhe këto konsultimet na kanë ndihmuar shumë, që të dalim mirë.

Po, kemi përsëritur këto dy jave, plus edhe online kemi bërë përsëritje të vazhdueshme.

Ndihem mjaft i përgatitur, kemi perseritur këto tre javë.

Përsa i përket ndryshimeve në përmbajtjen e testit, nxënësit e vlerësojnë si pozitive heqjen nga provimi të temave që u zhvilluan në distancë.

Kjo është një gjë shumë e mirë, sepse siç dihet mësimi online nuk është i njëjtë me mësimin që bëhet në klasë. Të njëjtën përqindje që mund të marrësh në klasë, nuk mund ta marrësh në mësimin online.

Pjesën që e kemi bërë online nuk e kemi, kështu që është gjë e mirë se disa mësime nuk i kuptuam, pjesën tjetër i kemi bërë përsëritje në shkollë, prandaj besoj jemi goxha të përgatitur. Përsa i përket alternativave, p.sh. në gjuhën shqipe dhe letërsi është pak e vështirë, sepse alternativat duhet të jenë të njëjta.

Kemi bërë disa shembuj të provimeve me alternativa dhe besoj se do ja dalim mirë.

Ndërsa maturantët në gjimnazet e Durrësit, janë të kënaqur me vendimin për heqjen e esesë nga provimi i letërsisë dhe ai i gjuhës së huaj.

Disa prej maturantëve në Vlorë ngrenë shqetësimin se shkurtimi i kohës së provimit, do të jetë penalizuese për ta.

Ndërsa maturantët në qytetin e Korçës thonë se pyetjet me alternativa mund të çojnë në një vlerësim të gabuar të njohurive të nxënësve.

E hëna që vjen pritet të testojë njohuritë e maturantëve në provimin e parë, atë të gjuhës së huaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *