Tete persona jane nen akuze nga prokuroria per grabitjen e nje banke tregtare, ngjarje qe tronditi kryeqytetin nje vit me pare. Prokuroria ka mbyllur dosjen, por nuk ka asnjë te ndaluar per vjedhjen e saj. Sipas hetimeve te saj, nen akuze per shpërdorim detyre eshte nje drejtor i departamentit te sigurisë se bankës dhe 7 punonjësit e kompanisë private qe përgjigjeshin  per sigurinë e saj. Sipas prokurorisë, te akuzuarit duke qenë në detyrë, nuk kanë reaguar gjatë grabitjes me armë që iu bë furgonit me paratë e bankës, i cili ishte nën përgjegjësinë e tyre. Ne 13 shkurt te 2015-es disa persona te maskuar rrëmbyen makinën qe transportonte paratë e nje banke tregtare ne Tirane, e me pas qëlluan ne ajër per te shmangur ndjekjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *