E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Mbyllen hetimet për gjyqtarin Shkëlqim Miri

Prokuroria e Krimeve te Rënda kaloi për gjykim dosjen ne ngarkim të gjyqtarit të apelit Shkëlqim Miri.

 

Në seancën paraprake, avokati kërkoi gjykim të shkurtuar, kërkesë për të cilën shprehet gjykata që do shqyrtojë dosjen në themel.

 

Reklamë

Gjyqtari Shkëlqim Miri akuzohet për korrupsion, ndërsa ne shkurt të këtij viti kërkoi lirinë në Gjykatën e Apelit, por kërkesa e tij u refuzua.

 

Ai u arrestua më 10 nëntor nën akuzat për korrupsion. Sipas prokurorisë, ka marrë ryshfet 30 mijë euro në këmbim të një vendimi më të favorshëm ndaj Gentian Dodës, i akuzuar për vrasje në vitin 1997.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë