Prokuroria e Durrësit përfundoi  hetimet dhe çoi per gjykim Dashamir Gjokën, pronarin e kompleksit “Gjoka”, në Shijak. Ai akuzohet për “pastrim parash”. Organi i akuzës pretendon se pasuritë e Gjokës janë ngritur me financime që rrjedhin nga aktiviteti kriminal në trafikun e drogës në Itali dhe shfrytëzimi i prostitucionit gjatë viteve 2002 – 2003.  Prokuroria konstaton se ndërtimi i dy objekteve është bërë me qëllim fshehjen dhe  mbulimin e këtyre parave. Ndërkohë në shtator të 2015 në kuadër të hetimit pasuror që ka nisur për zbatimin e ligjit “antimafia”, Prokuroria për krimet e rënda kërkoi sekuestron e bizneseve të Gjokës dhe te mbi 15 mije metrave katror truall. Vete i akuzuari nuk është arrestuar ende nga policia.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *