Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen e ish-kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe, i arrestuar për shpërdorim detyre.

 

Për gjykim kanë kaluar edhe 20 persona të tjerë të cilët janë të përfshirë në skemën e abuzimit me tenderat e kësaj bashkie.

 

Tushe dhe 18 të pandehur të tjerë kanë kërkuar gjykim të shkurtuar.

 

Ish-kryebashkiaku i Lushnjes u arrestuar në korrik nga një operacion i SPAK për abuzim me një tender të kanalit ujitës me vlerë 23 milionë lekë.

 

Organi i hetimit provoi se Tushe kishte favorizuar firmën fituese me ofertën më të lartë, ndërkohë pas marrjes së tenderit punimet i kreu një kompani tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *