Dy artistë turq Abdullah Guler dhe Sabriye Hatipoglu janë bërë pjesë e ekspozitës “Ditët e Mios” në Korçë. Larmia e ngjyrave dhe trajtimi i pikturave është i ngjashëm me ngjyrat e vjeshtës së Mios.

 

ABDYLLAH GULER

PIKTOR

“Është hera ime e parë që jam në Korçë dhe jam shumë I emocionuar. Jam këtu për ditët e Mios dhe kam takuar artiste të mirë të cilët vijnë në kujtim të Mios. Jam përpjekur të punoj në gjurmët e Mios, por kam dhenë dhe pak nga vetja ime duke mos qëndruar në një linjë por të kem një tjetër stil personal. Piktura ime nuk është një vjeshtë tradicionale, por e parë nga këndvështrimi im.”

 

 

SABRIJE HATIPOGLU

PIKTORE

 

“Jam shumë e lumtur që jam në këtë qytet të vogël. Vij për herë të parë në ditët e Mios. Kam qenë në vendet ku ka pikturuar Mio dhe jam përpjekur të pikturoj sipas stilit tim qytetin e Mios dhe vendet ku ai ka pikturuar vjeshtën.”

 

Ndërsa piktori nga Kosova, Shefqet Abrazhda nuk i ka qëndruar besnik peisazhit tradicional që kanë sjellë në këtë ekspozitë një pjesë e piktorëve pjesëmarrës.

 

 

“Ditët e Mios” zhvillohet për të njëmbëdhjetin vit radhazi në përkujtim të piktorit të madh Vangjush Mio.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *