Subscribe

Qeveria amerikane ka filluar mbylljen e shumë shërbimeve pasi senati nuk arriti të binte dakord mbi miratimin e një buxheti të ri. Projekt-ligji për financimin e qeverisë federale deri më 16 shkurt, nuk ka marrë 60 votat e nevojshme.

 

Kjo është hera e parë që qeveria amerikane përballet me një situate të tillë.

 

Shtëpia e Bardhë akuzoi demokratët se “po vënë në lojë sigurinë kombëtare, familjet e ushtarakeve, fëmijët dhe aftësinë e vendit për t’u shërbyer të gjithë amerikanëve”.

 

Por demokratët shprehen se Presidenti Trump i ka hedhur poshtë dy marrëveshje të propozuara.

 

Por, Çfarë është një mbyllje e qeverisë?

 

Që prej orës 00:01 të shtunën, shumë agjenci federale do të jenë të mbyllura, edhe pse shërbimet thelbësore dhe jetike do të vazhdojnë të funksionojnë.

 

Shumica e stafit ne sektorët e banimit, mjedisit, arsimit dhe tregtisë do të qëndrojnë në shtëpi. Gjysma e punëtorëve në departamentin e thesarit, shëndetësisë, mbrojtjes dhe transportit gjithashtu nuk do të punojnë të hënën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *