Sociale
Mbyllen 7 vendgrumbullime të mbeturinave në Maliq

Vendgrumbullimet ekzistuese të mbeturinave në Bashkinë e Maliqit do të mbyllen, pasi tashmë mbeturinat janë duke u çuar në landfillin e Maliqit i cili shërben për grumbullimin e përpunimin e të gjitha plehrave të qarkut të Korçës.
Bëhet fjalë për 7 vendgrumbullime mbeturinash ku tashmë puna ka nisur për mbulimin e tyre.
Kryebashkiaku i Maliqit Gëzim Topçiu thotë se të gjitha këto vendgrumbullime do të kthehen në ambjente të gjelbëruara ku do të mbillen pemë.
Puna në vendgrumbullimet e mbeturinave në bashkinë e Maliqit do të vijojë deri në mbylljen e plotë të tyre dhe më pas kthimin në ambjente të gjelbëruara e të pyllëzuara.
Reklamë

Vazhdo të lexosh
Reklamë




