Përgjegjësja e Zyrës Arsimore Mat, Arjana Rami tha se mbyllja e këtyre shkollave është bërë me mirëkuptimin e prindërve të nxënësve. Sipas saj, ata janë lënë të zgjedhin me dëshirë se në cilat shkolla do t’i dërgojnë fëmijët, të cilëve do t’iu sigurohet transporti.

 

Një ndër shkaqet që ka çuar në mbylljen e shkollave ku zhvillohej mësim kolekiv, sipas Ramit, është rënia e numrit të nxënësve. Statistikat tregojnë se në shtator të vitit 2014 në shkollat e Matit mësonin 12 mijë nxënës, ndërsa sot, 4 vjet më pas, numri pritet të shkojë jo më shumë se 5900 nxënës.

 

Paralelisht me ristrukturimin e godinave arsimore vijon edhe shpërndarja e librave falas për klasat nga e para deri në të katërtën si dhe për kategoritë e veçanta që e përfitojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *