Subscribe

Kjo e dielë shënoi ditën e dytë të liridaljes për fëmijet dhe nënat.

Por rrugët kryesore të Tiranës u mbushen me femijë dhe jo vetëm.

Dita me diell, ishte një kohë perfekte, që të vegjlit ta shijonin parditen duke shëtitur dhe duke u argëtuar me lojra.

Disa prej femijevë shperehen se i mungon shumë shkolla.

Nuk munguan edhe këtë të diel baballarët, gjyshërit, të cilët thyen  karantinën, pavarësisht se liridalja ishte e lejuar vetëm për nënat dhe fëmijët.

Në sheshet kryesore të Elbasanit veç femijëve, kishte edhe të moshuar që thyen rregullat  dhe duke mos ruajtur distancimin social.

Edhe në Fier sheshet dhe parqet u mbushen me femijë.

Në Shkoder veç fëmijeve, qytetarë të shumtë dolën për të shijuar ditën me diell.

Në Krujë  duket se orari i liridaljes u repsektua. Në rrugë e sheshe u panë vetëm nënat dhe fëmijët.

Ne Korce paraditja e te dieles u shfrytezua nga te gjitha moshat

Edhe ne qytetin e Beratit panorama ishte e njejte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *